Sami Lushtaku - Foto: KALLXO.com

Sami Lushtaku kandidon për kryetar dege të PDK-së

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kandiduar për kryetar të Degës së PDK-së në Skenderaj.

Ai kandidaturën e tij e ka paraqitur duke thënë se ishte edhe vullnet i anëtarësisë së PDK-së në Skenderaj.

“Duke u bazuar në rregullorën për zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës,Duke falëndëruar të gjithë qytetarët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme,Duke parë vullnetin e anëtarësisë së PDK-së në Skenderaj,Duke shprehur besimin për të vazhduar së punuari në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim,, zyrtarisht, paraqes kandidaturën time për Kryetar të Degës së PDK-së në Skenderaj”, shkroi ai.

Partia Demokratike e Kosovës është në proces të zgjedhjeve të brendshme.

Sami Lushtaku , ish- Komandant i UÇK-së është ftuar për intervistim nga Prokuroria e Specializuar në Hagë për krime lufte në Kosovë.

https://kallxo.com/sami-lushtaku-ftohet-ne-hage/