Sami Lushtaku i pafajshëm për korrupsion

Trupi gjykues i drejtuar nga gjykatësi Beqir Kalludra e ka liruar nga të gjitha akuzat Sami Lushtakun në rastin e njohur si KEK.

Së bashku me të janë liruar edhe pesë të akuzuarit e tjerë përfshirë ish-drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj, ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit Hysni Hoxha, Esat Tahiri, Milazim Lushtaku, Driton Pruthi e Azem Duraku.

Gjykata ka vlerësuar se gjashtë të akuzuarit janë të pafajshëm ndërsa në proces dy vepra penale të falsifikimit ndaj Esat Tahirit e Milazim Lushtaku janë parashkruar.

Në këtë rast gjyqësor Esat Tahiri dhe Milazim Lushtaku akuzohen për veprën penale mashtrim, ish-drejtori i prokurimit Driton Pruthi, ish-drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj dhe ish-kreu i OSHP-së Hysni Hoxha akuzohen për keqpërdorim të pozitës ose autorizimit zyrtar, ish-kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku akuzohet për shtytje në keqpërdorim të detyrës zyrtare ndërsa Azem Duraku akuzohet për nxitje në keqpërdorim.

Çështja e këtij tenderi të KEK-ut kishte shkuar më herët deri në Gjykatën Kushtetuese, e cila refuzoi kërkesën e të akuzuarve për t’i vënë masë të përkohshme procesit.

Për tenderin e KEK-ut Gazeta Jeta në Kosovë kishte shkruar në vitin 2014, ndërsa hetimet lidhur me këtë rast kishin filluar më 5 tetor 2012, e aktakuza ishte ngritur më 16 janar 2015.

Sami Lushtaku dhe 6 të tjerët sot para Gjykatës për tenderin milionësh të KEK-ut

Aktualisht, kjo është aktakuza e dytë që rëndon mbi Sami Lushtakun.

 

Edhe Dy Aktakuza Rëndojnë mbi Sami Lushtakun

 

 

20 Maj 2019 - 09:07

Blerta Iberdemaj 20/05/2019 - 09:07
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend