Sami Lushtaku - Foto: KALLXO.com

Sami Lushtaku ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku është ftuar për intervistim në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kallxo.com ka marrë veshë se gjatë vikendit ish-komandantët e UÇK-së Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa do të nisen për Hagë për tu përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar avokati i tyre mbrojtës,  Arianit Koci.

Koci tha se Lushtaku dhe Mustafa gjatë vikendit do të udhëtojnë për Hagë, me fluturim të rregullt ndonëse për datën e intervistimin tha se ende nuk ka dijeni.

KALLXO.com ka raportuar lidhur me ftesat e Gjykatës Speciale.

https://kallxo.com/shtate-ftesa-ne-hage-kmdlnj-reagon-per-menyren-e-thirrjes/