Sami Lushtaku - Foto: KALLXO.com

Sami Lushtaku ftohet në Hagë

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se Sami Lushtaku, ish- komandant në UÇK, është ftuar tek zyra e prokurorit të specializuar të Kosovës në Hagë.

Sipas njoftimit kjo ftesë është vetëm për intervistim.

Më poshtë e gjeni njoftimin e Avokatit Arianit Koci.

“Me autorizimin e klientit tim z. Sami Lushtaku, ju njoftoj se z. Lushtaku ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë.

Lushtaku do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar.

Kjo është e gjitha për çfarë kemi njohuri tani për tani, dhe me mirësjellje kërkoj nga gazetarët që të mos e kontaktojnë z. Lushtaku rreth kësaj çështjeje.