Sali Berisha - Foto: Facebook/SaliBerisha

Sali Berisha: Termi ‘korrigjim kufijsh’ është produkt i kuzhinës së Beogradit

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, sërish është përfshirë në debatin e nisur nga ideja e presidentit të Kosovës për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës dhe Serbisë.

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se termi “korrigjim kufijsh” midis Kosovës dhe Serbisë, është thjesht produkt i kuzhinës së Beogradit.

Sipas Berishës, “korrigjimi i kufijve” është një term që përdoret sot nga Beogradi dhe “argatët e tij në Prishtinë”.

Berisha ka shkruar se ky term nënkupton as më shumë dhe as më pak se sa t’i kalojnë Serbisë katër komuna, konkretisht Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Patoku.

Ky është reagimi më i ashpër i Sali Berishës në adresë të presidentit Thaçi qëkur ky i fundit e akuzoi ish-presidentin shqiptar për arrestimin e komandantit legjendar Adem Jashari, si dhe për strehimin në territorin e Shqipërisë të Osama Bin Ladenit dhe kreut të paramilitarëve serbë – Zhelko Razhnjateviq – Arkan.

Berisha i quajti të pabaza, duke mohuar të kenë ndodhur ndonjëherë tri akuzat e mësipërme.

Berisha i përgjigjet Thaçit: Adem Jashari kurrë nuk është arrestuar në Shqipëri

Ky është postimi i plotë i Sali Berishës në profilin e tij në “Facebook” lidhur me idenë për “korrigjim kufijsh”:

“Termi “korrigjim kufijsh” midis Kosoves dhe Serbise, eshte thjesht produkt i kuzhines se Beogradit!

Te dashur miq, ketu me poshte keni nje dokument te kuzhines se Beogradit, ne te cilen flitet jo per ndarje apo coptim te territorit te Kosoves por per korrigjim te kufijve midis Serbise dhe Kosoves si dhe per marreveshje win-win midis ketyre dy vendeve. Sipas ketij dokumenti:

1- “korrigjimi” i kufijve, term qe perdor sot Beogradi dhe argatet e tij ne Prishtine, nenkupton as me shume dhe as me pak se sa ti kalojne Republikes se Serbise kater komuna, konkretisht Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Patoku.

2- Kjo, sipas kuzhines se Beogrdit do te ishte nje marrveshje win-win, pra qe do te fitonin te dy palet.

3- Ne firmosjen e kesaj marreveshje duhet te jete Edi Rama! Mendoj se ky dokument nxjerr lakuriq argatet e Beogradit qe perpiqen te mashtrojne shqiptaret me spekullime semantike te pregatitura ne kuzhinen e kryeqendres se Serbise dhe te servirura ne takime obskure te argateve te saj shqipfoles albanofob.

Ketu me poshte, per cilindo qe ka interes, keni ne anglisht dokumentin e think tankut te Aleksander Vuçiç!

https://www.ceas-serbia.org/images/2018/CEAS_Study_-West_Side_Story.pdf

09 Gusht 2018 - 18:09

Naser Sertolli 09/08/2018 - 18:09
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend