Safet Gërxhaliu mbron Ramiz Kelmendin për dënimin nga AKP

Oda Ekonomike e Kosovës ka thirrur konferencë urgjente për t’u deklaruar për dënimin që Agjencia Kosovare e Privatizimit i ka shqiptuar biznesmenit dhe deputetit Ramiz Kelmendi.

Kryetari i kësaj ode, Safet Gërxhaliu thotë se dënimi i një ndërmarrje të tillë, si “Elkos Group” është shqetësues.

Madje, Gërxhaliu thotë se kjo ësht bërë për revanshe politike e personale.

“Është një politizim i skajshëm i qasjes së disa institucioneve dhe agjeniconeve përballë bizneseve, në këtë drejtim nuk i bëhet nder Kosovës dhe nuk i bëhet nderë ardhmërisë së Kosovës në qoftë se vazhdohet me këtë penalizim të kundërshtarëve politik”, tha Gërxhaliu, njofton OEK përmes një komunikatë për media.

Gërxhaliu ka thënë fjalë të mëdha për kompaninë e deputetit Kelmendi. Sipas tij, kur një kompani e tillë goditet në këtë mënyrë, është mjerim për Kosovën.

“Kur një kompani e tillë goditet në këtë mënyrë të drejtpërdrejte për hir të revanshizmit qoftë politik, qoftë partiak është mjerimi më i madh që e dëmton Kosovën edhe në aspektin intern edhe në aspketin ekstern”, tha Gerxhaliu, thuhet tutje në komunikatë.

Ai ka kërkuar që të ndahet politika nga ekonomia. Majde, sipas Gërxhaliut “Elkos Group” është shantazhuar edhe herëve të tjera.

KALLXO.com raportoi dje për dënimin që AKP ia ka shqiptuar Ramiz Kelmendit.

Deputeti i LDK-së, në një intervistë për KALLXO.com e kishte komentuar këtë dënim si plaçkë ndaj tij, ndërsa kishte deklaruar se ai do të ankohet për këtë vendim.

https://kallxo.com/ramiz-kelmendi-akp-po-me-plackit-do-te-ankohem/