Sa e Njohin të Rinjtë Demarkacionin?

Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkan, qytetarët e së cilës nuk mund të lëvizin pa viza në shtetet e Bashkimit Evropian.

Radio Evropa e Lirë për rubrikën “VOX” ka anketuar disa të rinj për të marrë opinionet e tyre se sa ata i përcjellin seancat për demarkacionin, e që tre herë është provuar të votohet, por në mungesë votash nga ana e deputetëve, ka dështuar.

Mospërmbushja e të gjitha kritereve të përcaktuara nga Komisioni Evropian e kanë lënë Kosovën qe një kohë të gjatë pa u përfshirë në zonën e lëvizjes së lirë pa viza, të njohur si zona Shengen.

Të rinjtë tregojnë se nuk i ndjekin seancat e panumërta në të cilat deputetët po tentojnë ta votojnë marrëveshjen për demarkacion, por preferojnë që kjo marrëveshje të votohet në mënyrë që t’i hapet rrugë lëvizjes së lirë të qytetarëve.

(Video: Bujar Tërstena)