Emigrantët e kapur nga policia rumune. Foto: politiadefrontiera.ro

Rumania Kap Anijen e Tretë me Emigrantë në Detin e Zi

Të dielën, rojet bregdetare të Rumanisë kapën në Detin e Zi një anije peshkimi me 87 emigrantë, përfshirë 23 fëmijë.

Anija po lundronte drejt bregut rumun në incidentin e tretë të këtij lloji gjatë muajit korrik dhe gusht.

Numri i njerëzve që përpiqen të kalojnë kufirin nga Rumania në Hungari është rritur gjithashtu gjatë muajit të kaluar, lajmëruan zyrtarët.

Policia kufitare rumune raportoi se të paktën 90 vetë u përpoqën të kalonin ilegalisht në Hungari gjatë javës së fundit të gushtit.

28 emigrantë që jetonin në parqe ose në rrugë u gjetën nga policia në Timisoara, në Rumaninë perëndimore, gjatë një bastisje në fundjavë.

Me mbylljen e kufirit midis Bullgarisë dhe Turqisë, si dhe mes Hungarisë dhe Serbisë dhe Kroacisë, zyrtarët në Bukuresht janë të shqetësuar se emigrantët do të bëjnë Rumaninë pjesë të një rruge të re emigrimi.

Megjithatë, ministri i brendshëm Carmen Dan të dielën mohoi të reagonte ashpër ndaj tyre. “Emigrantët do të trajtohen si njerëz që kanë nevojë për ndihmë, jo si kriminelë”, tha ai.