Naser Rugova | Foto: Facebook

Rugova u Kërkon 'Grupeve Azilanta' në Krye të Shtetit të Mbledhin Çaklat

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Naser Rugova, në seancën e jashtëzakonshme në të cilën po diskutohet për deportimin e gjashtë shtetasve turq, u bëri thirrje liderëve të tri institucioneve kryesore shtetërore të largohen nga pushteti.

Rugova akuzoi presidentin, kryeministrin dhe kryeparlamentarin se e kanë vrarë shpresën e fundit të popullit dhe të rinisë për prosperitet dhe zhvillim të vendit.

“Emëruesi i përbashkët i këtyre drejtuesve institucionalë është: “nuk dimë“. Ne e dimë që ju nuk dini, se jeni të paaftë, jeni analfabetë“, theksoi ai.

“Prandaj, mblidhni çaklat kadal-dale dhe çlirone këtë vend, sepse na e keni ulë autoritetin dhe koha e këtyre grupeve azilanta që kanë ardhë dhe po e mbajnë peng këtë vend në 18 vitet e fundit u ka ardhë fundi”, tha Naser Rugova.

Më tej Rugova ka shtuar se ngjarja e 29 marsit tregon për brishtësinë e shtetësisë së Kosovës, se sa e cenueshme është siguria dhe rendi kushtetuese në Kosovë.

“Do të vjen në krye të shtetit një qeveri normale që do të kërkojë përgjegjësi penale dhe kushtetuese”, theksoi ai..