Foto: Kallxo.com

Rryma Ndërpret Takimin Kundër Korrupsionit në Qeveri

Takimi i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, thirrur nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është ndërprerë për pak momente për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në ndërtesën e qeverisë.

Në momentin kur është ndalë rryma, të pranishmëve në takim ka qenë duke iu drejtuar vetë Presidenti Thaçi.