Rrugët e Prishtinës të stërmbushura me gropa

Gropat në rrugët e Prishtinës janë Ato bëhen edhe më problematike në ditët kur bie shi, duke krijuar vështirësi në qarkullim të njerëzve dhe të veturave.

Gropat si në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, “Latif Berisha” dhe “Behije Dashi” janë shumë të theksuara.

Ndërtimet e larta që po bëhen në Prishtinë po ashtu kanë shkaktuar dëme në pjesët urbane të qytetit.

Komuna e Prishtinës me 15 prill njoftoi për fillimin e rindërtimit të rrugëve “Robert Doll” dhe “Ukshin Hoti”, ku edhe kryetari Shpend Ahmeti inspektoi fillimin e punimeve.

KALLXO.com, lidhur me këtë çështje ka dërguar pyetje tek Miranda Mullafazliu, zyrtare për media në komunën e Prishtinës.

Ajo ka sygjeruar që informatat për punët e drejtorive të komunës të merren në portalin e komunës.

Komuna në buxhetin e miratuar për vitin 2019, ka ndarë rreth 16 milionë euro për infrastrukturë, kurse konkretisht për sanimin e gropave në kryeqytet ka planifikuar të shpenzojë 536 mijë euro.