Rrugët e Kalueshme pas Borës të Djeshme

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët në Kosovë, përfshirë aksin rrugor Restelicë – Dragash janë të lira për qarkullim.

Megjithatë, është bërë apel për kujdes nga vozitësit për tu përshtatur kushteve atmosferike.

“Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në gadishmëri përgjatë tërë natës dhe kanë intervenuar në të gjitha ato akse rrugore ku janë paraqitur ngrica, kurse në rrugët malore ku ka patur rrëshqitje të vogla të dheut është intervenuar dhe janë pastruar ato, duke bërë kështu që ato të jenë të lira për qarkullim”, thuhet në njoftim.

Pas reshjeve të borës, dje në orët e mbrëmjes kishte pasur rrëshqitje të dhetur në rrugën Restelicë-Dragash e cila është pastruar.

Sipas njoftimit, tashmë kjo rrugë është pastruar nga dheu dhe gurët dhe është e lirë për qarkullim në tërë segmentin e saj.