Protestat anti Vuçiq në Beograd - 09.02.2019

Rrugët e Beogradit edhe sonte të mbushura me protestues kundër Aleksandër Vuçiqit - FOTO

Mijëra njerëz marshuan sonte në Beograd për të protestuar kundër qeverisë.

Protestuesit kërkonin dorëheqjen e presidentit Aleksandër Vuçiq duke shprehur zemërimin e mosrespektimit të të drejtave të njeriut, presioneve politike dhe kërcënimeve ndaj lirisë së medias.

Para ndërtesës së transmetuesit publik serb RTS, turma e protestuesve thërriste punëtorët e RTS që të dalin dhe t’iu bashkohen atyre, raporton Balkan Insight.

Mes kërkesave të tyre, protestuesit bënin thirrje për më shumë liri të mediave dhe më shumë hapësirë ​​për zërin e opozitës në mediume.

Më tej protestuesit përballë zyrave të transmetuesit publik serb ndezën flakadan dhe varën një shenjë në të cilën thuhej “Ka filluar”, duke iu referuar lëvizjes që i bën thirrje presidentit Vuçiq dhe partisë së tij progresive për të dhënë dorëheqje.

Edhe në Kosovë, gjegjësisht në Graçanicë sot në mbrëmje qytetarët serb protestuan kundër presidentit Vuçiq.

Protestuesit po mbajnë në dorë pankarta në të cilat shkruan “Serbia pa Kosovën si njeriu pa zemër”.

 

https://kallxo.com/serbet-e-gracanices-protestojne-kunder-aleksander-vuciqit-foto-video/

.