Komuna e Prishtinës | Foto: KALLXO.com

Rrugës në Prishtinë i vihet emri “Arbnor e Astrit Dehari”

Komuna e Prishtinës ka vendosur që një rrugë në kryeqytet të mbaj emrin e dy ish  aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga nga rrethi i spitalit deri tek rrethi afër rrugës “ Muharrem Fejza” në Prishtinë do të quhet “ Arbnor dhe Arsit Dehari”.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se Arbnori dhe Astriti ishin aktivistë politikë që u angazhuan për të mirën e përgjithshme, për drejtësi dhe barazi, për zhvillim dhe mirëqenie, për liri dhe vetëvendosje.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari u gjet i vdekur në qelinë e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016.

Dehari po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se ishte pjesëmarrës në sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës në natën e 4 gushtit të vitit 2016.

https://kallxo.com/vdes-ne-qender-te-paraburgimit-nje-aktivist-i-vv-se/