FOTO: Facebook

Rruga Rahovec-Xërxë së shpejti me katër korsi

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj së bashku me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi sot kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për zgjerimin e rrugës Rahovec – Xërxë, në katër korsi.

Sipas njoftimit të bërë nga kryetari Latifi në Facebook, ky projekt pritet të kushtojë 3.4 milionë euro.

“Ky projekt ka vlerë të parashikuar 3.4 milionë euro dhe është i një rëndësie të veçantë sa i përket infrastrukturës rrugore, sepse krijon kushte më të mira të qarkullimit dhe lëvizjes së qytetarëve”, ka shkruar Latifi.

Sipas tij, rruga Rahovec – Xërxë do të jetë autorrugë e tipit të hapur dhe e standardeve më të larta dhe njëkohësisht, projekti më i madh infrastrukturor në komunën e Rahovecit.