Rrokullisja e furgonit në Fushë Kosovë tre të lënduar

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur para disa minutash në zonën industriale në Fushë Kosovë.

Në fotografitë që ka siguruar  KALLXO.com shihet se në këtë aksident janë të përfshirura një veturë dhe një furgon, ku shihen edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur në vendin e ngjarjës.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila theksoi se janë tre të lënduar.

“Rreth orës 21: 30 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një furgon dhe një veturë ku janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

KALLXO.com mëson se marimanga është duke i tërhequr automjetet nga vendi i ngjarjes.