Kamioneta e rrokullisur - Foto: KALLXO.com
Rrokulliset një Kamionetë
11.9.2017 - 19:30
Një aksident ka ndodhur pak para orës 19:00 në rrugën ndërmjet Klinës dhe Istogut.
Sipas fotografive të dërguara në KALLXO.com nga një qytetar shihet një kamionetë e rrokullisur buzë rrugës.
Qytetari ka thënë se nuk dihet nëse ka viktima në këtë aksident dhe as shkaqet e aksidentit.
Më poshtë mund t’i shihni fotografitë nga vendi i ngjarjes, të cilat në adresë të KALLXO.com i ka dërguar një qytetar.