Rrokulliset një kamion, 25 persona të vdekur

Aksident tragjik në Meksikë Zyrtarët shtetërorë kanë deklaruar se përveç 25 viktimave, së paku edhe 30 persona tjerë kanë mbetur të lënduar.

Aksidenti ka ndëdhur në mëngjes në qytetin Chiapas që gjendet në kufi me Guatemalën. Zyrtarët nuk kanë dhënë informacione rreth kombësisë së viktimave, por deklaruan se ishin të Amerikës Qëndrore.

Chiapas është një vend transit për emigrantët, sidomos ata nga Guatemala, Hondurasi dhe El Salvadori, që marrin rrugën përmes Meksikës të kalojnë kufirin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./ 21 Media.