Rrokulliset makina në Lipjan, katër të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak qastesh në Lipjan.

Në një përplasje në mes një kombi dhe një makine kanë mbetur të lënduar katër persona. Kallxo.com ka siguruar disa fotografi nga aksidenti ku shihet makina e rrokullisur.