Rrjeti i Grupeve të Grave në mbështetje Jahjagës | Foto: KALLXO.com

Rrjeti i Grave Para Gjykatës në Mbrojtje të Jahjagës

Sot në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë po shqyrtohet padia për shpifje e kunetërve të Shyhrete Berishës ndaj ish-Presidentes Atifete Jahjaga.

Padia lidhet me deklaratën e Jahjagës se Shyhrete Berisha, e mbijetuara e masakrës së vitit 1999 “është nxjerrë zhag nga shtëpia ku kishte jetuar me burrin dhe fëmijët e saj”.

Ariana Qosaj, njëra nga aktivistët tha se kanë dalë te Pallati i Drejtësisë në mbështetje të shprehjes së fjalës se lirë të thënë nga ish- presidentja për realizimit të drejtës në pronë.

Jahjaga deklaratën për të cilën është e paditur e ka thënë në kohën kur Shyhrete Berisha e kërkonte nga kunetërit, shtëpinë ku kishte jetuar deri në vrasje të burrit dhe fëmijëve nga forcat serbe në vitin 1999.

Derisa Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës është mbledhur jashtë objektit të gjykatës në mbështetje të Jahjagës, brenda në seancë paditësit janë tërhequr nga kërkesa që deklarata e Jahjagës të largohet nga qarkullimi.

Arianit Koci, avokati i Jahjagës ka thënë se padia është e pasafatshme dhe e pabazuar.