KQZ. Foto: Kallxo.com

Rritet numri i votuesve në komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat e veriut që do të mbahen më 19 maj.

Sipas KQZ-së, kjo listë votuese përmban 57 mijë e 983 emra të votuesve, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

Në Leposaviq janë të regjistruar 18 mijë e 164 votues; 18 qendra të votimit; 31 vendvotime.

Në Zubin Potok janë të regjistruar 8 mijë e 535 votues; 12 qendra të votimit; 16 vendvotime.

Në Zveçan janë të regjistruar 9 mijë e 229 votues; 7 qendra të votimit; 13 vendvotime.

Në Mitrovicë të Veriut janë të regjistruar 22 mijë e 055 votues; 7 qendra të votimit; 27 vendvotime.