Policia e trafikut. Foto: Kallxo.com

Rritet numri i tiketave për kundërvajtjet në trafik

Ditëve të fundit është rritur numri i tiketave të shqiptuara kundër kundërvajtësve në trafik.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur 1.262 pjesëmarrës në trafik.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme ky numër ka arritur shifrën me gjasë më të lartë të tiketave të shqiptuara.

Gjatë 24 orëshit të kaluar, Policia kishte ndëshkuar 1.522 pjesëmarrës në trafik.

E numri i gjobave asnjë ditë nuk po bie nën 1.000.

Më 11 korrik Policia njoftoi se në 24 orëshin paraprak ishin shqiptuar 1.141 tiketa.