Ajri i ndotur në Prishtinë, më 29 janar - Foto: KALLXO.com

Rritet ndotja e ajrit në Prishtinë

Cilësia e ajri në kryeqytet po vazhdon të përkeqësohet.

Nga matjet e fundit që janë bërë mëngjesin e sotëm nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ndotja e ajrit ka arritur në shkallën 151 të ndotjes.

Në bazë të indeksit të cilësisë së ajrit nga Ambasada Amerikane, ajri në shkallën 151 paraqet ajër të pashëndetshëm, ku çdokush mund të fillojë të përjetoj efekte negative shëndetësore, ndërsa anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të përjetojnë efekte të rënda shëndetësore.

Nga matjet e Ambasadës Amerikane të bëra mbrëmë , ndotja e ajrit në Prishtinë ishte në shkallë alarmante, shifra ishte në 194 dhe ishte më e madhja për këtë vit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Naser Ramadani u ka bërë mbrëmë thirrje qytetarëve që  të rrinë brenda dhe të mos i hapin dritaret, për shkak ndotjes së madhe të ajrit.

“Sonte qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave”, ka shkruar mbrëmë Ramadani në facebook.

KALLXO.com ka raportuar dje në mëngjes se ndotja e ajrit kishte arritur në shkallën 131.

https://kallxo.com/rikthehet-ajri-i-ndotur-ne-prishtine-2/