Bukë - foto: Facebook/ GertaBukepjekesTetove

Rritet çmimi i bukës në disa komuna të Kosovës

Çmimi  i miellit dhe produkteve të tij është rritur pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës.

Prizreni, Kaçaniku, Gjakova, disa bukëpjekës të Fushë-Kosovës e në fshatrat e Klinës tashmë kanë shtrenjtuar bukën për 10 centë.

Ndërsa, në Gjilan, Mitrovicë e Prishtinë çmimi i bukës ende nuk ka lëvizur.

KALLXO.com kishte raportuar dje për shtrenjtimin e bukës në Prizren, ku çmimi  ka qenë 30 centë dhe është bërë 40 centë.

https://kallxo.com/shtrenjtohet-buka-ne-prizren/

Gjithashtu për rritjen e çmimit  të bukës kishte reaguar edhe kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, (AKK), Valon Prestreshi.

Prestreshi kishte thënë se që nga sot grupi punues i hetueseve për monitorimin e çmimeve te produkteve te cilat importohen nga Serbia dhe Bosnja.

https://kallxo.com/prestreshi-duhet-te-monitorohen-cmimet-e-produkteve-nga-serbia-dhe-bosnja/

Kjo rritje e  çmimit  të miellit dhe bukës ka ardhur pas vënie së masës prej 10 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinës nga Qeveria e Kosovës.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, më së shumti drithëra Kosova importon nga Serbia.

Ndryshe të dhënat e ASK-së tregojnë se në vitin 2015 Kosova ka importuar 84,176 tonelata grurë ku mbi 94 për qind e kësaj sasie është importuar nga Serbia.

https://kallxo.com/mbi-95-per-qind-e-grurit-te-importuar-nga-serbia/

Në vitin 2016 janë importuar 135,282 tonelata grurë dhe mbi 97 për qind e kësaj sasie është importuar nga Serbia.

Më 2017 Kosova ka importuar 105,055 tonelata grurë dhe përqindja e importit nga Serbia është sa në vitin paraprak.

Kurse në vitin 2018 deri në muajin nëntor Kosova ka importuar 101,982 tonelata grurë.

E ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala javën e kaluar për KALLXO.com kishte thënë se nuk besonte se masa prej 10  për qind do të ndikonte në rritjen e  çmimit të miellit dhe produkteve të tij.

https://kallxo.com/a-do-te-shtrenjtohet-buka-pas-mases-prej-10-per-qind-ndaj-mallrave-serbe/

www.kallxo.com