Ilustrim

Rriten pensionet për disa kategori të pensionistëve

Qeveria e Kosovës vendosi sot që t’i rrisë pensionet për tri kategori të pensionistëve në vend.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, në këtë mbledhje, paraqiti propozimin i cili u miratua nga anëtarët e kabinetit qeveritar.

“Bazuar në programet dhe prioritetet e qeverisë së Kosovës dhe buxhetin e miratuar për vitin 2019 parashihen rritje të pensioneve për tri kategori të pensionistëve”, tha Hamza.

Në bazë të vendimit, nga jo rritje e pensioneve përfitojnë përfituesit e pensioneve bazike sociale të cilët që tash e tutje do të marrin pensione më të larta për 20 përqind, pensionistët kontributdhënës të cilët do të marrin pensione më të larta për 15 përqind dhe pensionistët e parakohshëm të Trepçës, pensionet e të cilëve janë rritur për 20 përqind.

Rritja e pensioneve është bërë me retroaktivitet, prej 1 janarit 2019.