Rriten çmimet e konsumit për 1.2%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) thotë se çmimet e konsumit janë rritur për 1.2% krahasuar me muajin korrik të vitit të kaluar.

“Inflacioni mujor i matur në korrik 2018 nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.2%, ndërsa inflacioni vjetor ishte 1.2%”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Në muajin korrik kishte rritje të çmimit të mishit, qumështit dhe rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Ndërsa, janë regjistruar çmime më të ulëta krahasuar me muajin qershor për pemë dhe  perime.

Ndërsa, çmimi i bukës, mishit, djathit, mishit dhe vezët ishin më të larta se në muajin korrik të vitit të kaluar.

Në periudhë një vjetore, ASK-ja thotë se kemi pas ulje të çmimit të sheqernave dhe ëmbëlsirave dhe energjisë elektrike.