Rrezik nga orteku, Qendra e Skijimit në Brezovicë mbyllet gjatë fundjavës

Për shkak të rrezikshmërisë së orteqeve, Qendra e Skijimit ë Brezovicë do të jetë e mbyllur gjatë fundjavës.

Në njoftimin e  Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit thuhet se në Brezovicë ka rrezik në dy nga pesë pikat kritike të orteqeve.

“Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës njofton se sot Qendra e Situatave ka mbajtur takimi me përfaqësuesit e KFOR-it dhe FSK-së ku janë analizuar rezultatet e studimit të bërë dje në Qendrën e Brezovicë dhe gjendja aktuale në këtë qendrën pas ortekut që ndodhi javën e kaluar.

Si rezultat i diskutimit dhe analizës nga takimi ka dalë konkludimi se nga shtatë pika kritike për orteqe të mundshme, pesë prej tyre nuk paraqesin më rrezik për vizitorët dhe shfrytëzuesit e qendrës. Dy nga këto pika ende janë me rrezikshmëri të mesme”, thuhet në njoftimin e AMMK.

Gjersa skijatorët do ta kenë të pamundur skijimin në Brezovicë gjatë fundjavës, FSK të bëjë rrëshqitjen dhe largimin e borës nga këto pika dhe eliminim e orteqeve potenciale.