Rreth 600 persona të lënduar pas tërmetit në Iran

Televizioni shtetëror iranian ka thënë se numri i personave të lënduar në tërmetin 6.4 shkallësh që ka goditur pjesën perëndimorë të Iranit, ka arritur në 600.

Autoritetet iraniane kanë thënë më 26 nëntor se ata janë ende duke tentuar të zbulojnë ndonjë viktimë si shkak i tërmetit, i cili ka ndodhur në zonën e njëjtë ku ka ndodhur një tërmet një vit më parë, i cili pati rezultuar me më shumë se 600 të vdekur dhe rreth 9,000 të lënduar.

Udhëheqësi i Departamentit iranian për Emergjenca, Pir Hossein Kolivand, i ka thënë televizionit shtetëror se pjesa më e madhe e personave janë lënduar derisa kanë qenë duke ikur dhe jo si shkak i dëmeve të tërmetit.

“Fatmirësisht, tërmeti nuk ka ndodhur në qytete më të mëdha”, ka thënë udhëheqësi i Qendrës iraniane për Tërmete, Ali Moradi.

Ndërkohë sipas Vëzhguesit amerikan Gjeologjik, tërmeti ka nisur në thellësi prej 10 kilometrave dhe epiqendra e tij ka qenë rreth 114 kilometra në veriperëndim të qytetit, Ilam, afër kufirit mes Iranit dhe Irakut.

Më 2003, një tërmet 6.6 shkallë pati prekur provincën juglindore Kerman në Iran, duke lënë të vdekur rreth 31,000 persona dhe pati shkatërruar pjesën më të madhe të qytetit historik, Bam.