Ilustrim

Rreth 15 kilogramë eksploziv gati për të shpërthyer kapet nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar rreth 15 kilogramë eksploziv në rrugën për në Gazimestan.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Po është e vërtetë, rreth 15 kilogramë eksploziv janë gjetur në rrugën për Gazimestan. Eksplozivi ka qenë i rregulluar dhe ka qenë gati për të shpërthyer në kohën për të cilën është paraparë nga persona që e kanë rregulluar”, theksoi Imer Beka për KALLXO.com.

Kryeprokurori i Prishtinës tha se nuk mund të japë më shumë detaje për shkak se prokurori kujdestar është në vendin e ngjarjes.

“Policia dhe njësitet përkatëse janë në terren”, tha Imer Beka.