Foto: Ilustrim

Rreshteri policor në Drenas arrestohet si i dyshuar për dhunim

Një rreshter në stacionin policor në Drenas është arrestuar për dhunim.

Në lidhje me këtë rast Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, dje kanë bastisur në disa lokacione duke përfshirë shtëpinë e rreshterit, zyrën e tij në Stacionin Policor në Drenas dhe një ordinancë private mjekësorë.

IPK njofton se gjatë bastisjes janë sekuestruar disa gjëra, që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale.

Pas intervistimit të të dyshuarit me inicialet V.V,  i njëjti është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “dhunimit” dhe “keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin.
Hetimet nga Inspektorati Policor lidhur me këtë rast do të vazhdojnë edhe lidhur me dyshimet për përfshirjen e të dyshuarve të tjerë në këtë rast.