Rrënohet objekti i rindërtuar në Lagjen e Profesorëve në Prishtinë

Një objekt i ndërtuar pa leje në lagjen e Profesorëve në Prishtinë është rrënuar sot  nga Drejtoria e Inspekcionit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës  Shpend Ahmeti, përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur se në vitin 2016 në të njejtin vend është rrënuar një objekt i ndërtuar pa leje.

“ Ky objekt i ndërtuar pa leje është rrënuar në vitin 2016. Tash sërish, në të njejtin vend është rindërtuar, edhe pse i është refuzuar kërkesa për leje nga Urbanizmi. Përsëri sot, Drejtoria e Inspekscionit të Komunës së Prishtinës ka ekzekutuar vendimin  për rrënim”, ka shkruar Ahmeti në postimin e tij në facebook.

Ahmeti ka shtuar se tentimet e tilla do të kenë të njejtin përfundim.

“ Në Prishtinë nuk ndërtohet pa leje. Lusim qytetarët që çdo ndërtim në të cilin ata dyshojnë se është pa leje ta lajmërojnë në 080012233 ose 080012244” ka shkruar Ahmeti.