Rregull i ri: Të gjitha veturat që konfiskohen në Prishtinë do të mbahen deri në 5 ditë

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë me dije se nga nesër ( e hënë) kjo komunë do të ndërmarrë masa shtesë për rend dhe rregull në transport.

Tahiri në një postim në profilin e tij në Facebook tha se çdo automjet që do të konfiskohet do të mbahet nga dy deri në pesë ditë nga autoritetet e rendit.

Nga nesër, me masa shtesë për rend dhe rregull në transport.?? Sipas ligjit dhe rregullores në fuqi, çdo automjet i konfiskuar do të mbahet dy deri në pesë ditë”, ka shkruar ai.