Rrëfimi: Si u arratis Enver Sekiraqa në Çeki

Në rrëfimin e tij para Gjykatës së Prishtinës, Enver Sekiraqa ka dhënë akuza të rënda për njerëz të cilët sipas tij i kanë kërkuar deri në 1 milion euro për mos t’i ngritur aktakuzë për vrasjen e Triumf Rizës.

Sekriaqa nuk ka përmendur emra por ka thënë se tash pazari është ulur në rreth 400 mijë euro.

“Është e tëra politike para se me ma ngritë aktakuzën mi kanë kërkuar një milion euro, pas saj po ashtu tash po kërkojnë më pak 300 deri 400 mijë” ka thënë Sekiraqa.

Burri nga Kodra e Trimave është i akuzuar për organizimin e vrasjes së policit të njësive speciale të policisë në shtator të vitit 2007.

Në rrëfimin e tij para gjykatës Riza ka dhënë versionin e tij për vrasjen duke pretenduar se nuk ka gisht në të. Sekiraqa në këtë rrëfim ka dhënë edhe detaje se ku ndodhej ditën e vrasjes dhe si kishte arritur ti ikte policisë pa therë në këmbë.

“Kam shkuar si çdo herë lokal “Sekiraqa”, kur jam shkuar në lokal e kam parë një shok Ymria i mazgitit, dhe m’tha para teje po vi pe qeli lokalin, jam ulur me të.

Ma vonë kam dal prej lokalit kam shku për Vranjevc”, ka rruga e trenit dhe kam shkuar në shtëpi, për afërsisht ora ka qenë dikun ora 13:00.” ka thënë Serkiraqa.

Në rrëfimin e tij ai pretendon se nuk dinte gjë për kohën kur ishte qëlluar Triumfi duke shpjeguar se si kishte ikur nga njësitë speciale të cilat bastisën shtëpinë e tij pak orë pas vrasjes.

“Deri në ora 21 kam nejtur në shtëpi pastaj kam dal mëhallë, nuk ka vonu shumë ka ardhur një kolon e policëve dhe kanë hyrë në rrugicën time. Policia ka ardhë, dhe unë kam kaluar mbi rrugë kryesore, aty e kam një shokë, dhe aty kam pritur në parkingun e shtëpive të romëve, kam pritur çfarë po ndodhë” ka rrëfyer Sekiraqa.

Ai ishit rikthyer më vonë në shtëpi ku sipas dëshmisë kishte takuar babai dhe nënën e tij. Sekiraqa ka treguar se pas aksionit ishte arratisur fillimisht tek motra në Podujevë e më pas në Çeki.

“Nëpër shokë e akraba kam nejtur përafërsisht nja 3 muaj, pastaj kam shkuar në Çeki sepse i kam pasur të rregullime disa letra” ka rrëfyer Sekriaqa.

Ai ka ironizuar me pyetjen e gjykatësit Shashivar Hoti kur është pyetur për arsyet e ikjes.

“Kur ta qesin bombën ti mysin 10 – 15 qytetar, për 3 ditë ramazan i kanë plagos 15 persona ndërsa janë vra 5 persona, edhe ti kryetar kishe ik” ka thënë Sekiraqa.

Enver Sekiraqa akuzohet për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe për detyrim. Për këto vepra ishte dënuar me 37 vite burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë por Gjykata e Apelit rastin e kishte kthyer në rigjykim.

Për vrasjen e policit Riza, Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg pasi është gjetur fajtor në akuzën se ka qenë ai që e ka vrarë Triumf Rizën në vitin 2007 në lagjen ‘Santea” më Prishtinë.

KALLXO.com e ka përcjellë në tërësi gjykimin e Sekiraqës dhe dosja e plotë e këtij procesi mund të gjendet këtu.