Rrëfimi për planet e grupit terrorrist të Lavdim Muhaxherit për të sulmuar KFOR-in e destabilizuar Kosovën

S.H nga Prizreni ka rrëfyer sot para gjykatës për kontaktet që ai i kishte me njërin nga gjashtë të akuzuarit për planifikimin e sulmeve terroriste ndaj KFOR-it diskotekave në Graçanicë e disa lokacioneve të tjera.

S.H është ftuar të dëshmoj në çështjen ndaj  Bujar Behramin, Resim Kastrati, Gramos Shabani, Albert Ademaj, Leotrim Musliu dhe Edona Haliti, ata akuzohen nga prokuroria se kanë planifikuar sulmeve terroriste në Kosovë, Francë e Belgjikë.

Në verën e vitit 2018, Prokuroria zbuloi planet e një grupi të dyshuar terrorist që, sipas organit të akuzës, do ta destabilizonin vendin.

Përmes këtyre planeve, sipas prokurorisë, parashiheshin sulme terroriste brenda dhe jashtë Kosovës, sulme terroriste ndaj diskotekave në Graçanicë, sulme në Kishën Ortodokse në Mitrovicën veriore, sulme ndaj ushtarëve të KFOR-it në Kosovë dhe sulme terroriste në Francë e Belgjikë

ëshmitari S.H. një shitës i aromave dhe librave të Kuranit ka rrëfyer para gjykatës se e njihte Resim Kastratin. Dëshmitari i konfirmoj bisedat me Kastratin ku flitej për Xhihad.

“Jam mërzit du me dal me shku Xhihad, me lufte për Allah, mos pyet hoxhallarët a bon a s’bon”?,i kishte thënë dëshmitarit Kastrati.Ai rrëfej se miku i tij i kishte thënë disa herë se më shumë preferonte të binte Shehik se sa në burg”. Burgu ishte përmendur edhe në disa biseda ndërsa përgjimet e prokurorisë kishin kapur biseda në mes dëshmitarit dhe Kastratiit ku ishte diskutuar për materiale filmike të Xhihadit

” Nuk merrna me sene tjera qita e kom , me pa kompjuterin tim full e kom, edhe krejt trajnimet për Xhihad full e kam video, si dhe  trajnime qysh mi monto e qysh mi çmonto armët” ka cituar prokurori një pjesë nga përgjimet. Dëshmitari i është kujtuar kjo bisedë me Kastratin.

Planet e Grupit

Grupi i organizuar sipas prokurorisë kishte plane të ndërtonte një rrjet terrorist në Kosovë.

Në lidhje me këto plane Prokuroria Speciale po i akuzon këta 6 persona, Bujar Behramin me nofkën Ebu Musab El –Albani, Resim Kastrati me nofkën Pc Habibi, Gramos Shabani, Albert Ademaj, Leotrim Musliu dhe Edona Haliti.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale përshkruhet synimi i formimit të një organizate e cila do të përgatiste sulme terroriste dhe vetëvrasëse në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

Bujar Behrami dhe Resim Kastrati akuzohen se që nga dhjetori  i vitit të kaluar e deri më 29 qershor të këtij viti kanë përgatitur sulme terroriste në Kosovë.

Bujar Behrami njëkohësisht akuzohet se ka tentuar të krijojë grupin me emrin  ‘Ndihmëtarët e shtetit Islam në Tokën e Shqiponjave’, grup që do të vepronte në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni për të përgatitur sulme terroriste.

Caku i përzgjedhur për t’u sulmuar ishin diskotekat “Kamboxha”, dhe “Insomnia”,  në Graçanicë si dhe Kisha Ortodokse afër kafenesë “Moskva” në pjesën veriore të Mitrovicës.

Aktakuza thotë se detyra e furnizimit me armë, materie eksplozive dhe gjetja e personave për vendosjen e jelekëve me eksplozivë sipas aktakuzës i ishte ndarë Resim Kastratit.

Kastrati për sigurimin e materieve eksplozive dhe armëve të zjarrit kishte pranuar rreth 9,000 euro, përmes “Money Gram”, dhe “Ëestern Union”, thuhet në aktakuzë.

Ndërsa për kryerjen e sulmeve në Belgjikë dhe Francë, sipas prokurorisë, ishte angazhuar Gramos Shabani.

Ai, sipas aktakuzës, kishte planifikuar sulm vetëvrasës në Belgjikë e Francë, në vendet e frekuentuara me qytetarë, ndërsa bashkëshortes së tij Edona Halitit i kishte bëre thirrje për sulm vetëvrasës ndaj pjesëtareve të KFOR-it.

Edona Haliti akuzohet se është përfshirë në veprime të përgatitjes së sulmeve terroriste në Kosovë duke planifikuar të bëjë sulm vetëvrasës me materie eksplozive në automjet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë.

 

 

Dy të akuzuarit e fundit, Albert Ademaj dhe Leotrim Musliu akuzohen se dhe pse kanë pasur njohuri dhe kanë qenë të informuar se të pandehurit Bujar Behrami dhe Rasim Kastrati janë duke përgatitur sulme terroriste në Kosovë dhe duke qenë në kontakte të vazhdueshme me ta, nuk i kanë lajmëruar veprimet e tyre inkriminuese.

Financimi i grupit

Prokuroria ka arritur të siguroj prova se një shumë prej rreth 9 mijë eurosh ishte transferuar në Kosovë për të financuar grupin e dyshuar. Skema e tyre ishte që të përdornin fonde të IS-it për të financuar grupin.

Në dëshminë e tij Behrami thotë se financimin e ka bërë Abu Ahmed përmes personit A4, ndërsa paratë do të dërgoheshin nga ish vendet Sovjetike si Kirgistani, Rusia apo Uzbekistani. Në transaksionet e parave nuk përmendet se grupi kishte arritur të blinte eksploziv apo materiale të rrezikshme të cilat mund të përdoreshin për sulmet.

Plani për sulmin mbi kombëtaren e Izraelit

Behrami në deklaratën e tij ka thënë se e gjitha filloi në shtator apo tetor të vitit 2016, kur përmes rrjetit telegram nga llogaria e tij “Ebu Musab”, ka filluar të bisedoj me A1[1] i cili në atë kohë gjendej në Siri.

“Në atë kohë kemi biseduar për sulme me kallash apo me eksploziv dhe nuk kishim përzgjedhur ende cakun, por kam kërkuar nga A1 që të më lidhë me Ridvan Haqifin dhe pasi që jam lidhur me Haqifin bisedat tona kishin të bëjnë me atë se ne u pajtuam se kishte me qenë mirë me i sulmu izraelitët në ndeshjen që parashihej të mbahej më vonë atë vit”,  përshkruan aktakuza e Prokurorisë.

Ky sulm sipas Behramit fillimisht ishte planifikuar të kryhej me dron ndaj fansave të Izraelit dhe pastaj të vazhdohej me armë ‘Kallashnikov’.

“Unë këtë ide ja thash Ridvan Haqifit dhe ai më tha se duhet të shikohet mundësia përmes Lavdrimit duke vepruar në drejtim të njerëzve të gatshëm për t’u rekrutuar”, përshkruhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

Për realizimin e këtyre planeve, Behrami para prokurorit ka thënë se i kishte dhënë idenë edhe Lavdrim Muhaxherit.

“Në lidhje me sigurimin e parave për realizimin e sulmeve ndaj tifozëve dhe lojtarëve të Izraelit unë i kam dhënë idenë Lavdrimit, A1-shit, si dhe Ridvan Aqifit të cilët edhe i kanë siguruar paratë nga Abu Ahmed, shef i inteligjencës së ISIS”, përshkruan aktakuza e Prokurorisë Speciale.

Behrami më tej në deklaratën e tij ka përshkruar edhe strukturën e grupeve që do të duhej të kryenin sulmin.

“Sulmi është dashur të kryhet nga tri grupe, me nga tre apo katër persona. Ndërsa sa i përket personave të cilët kanë pas me kry sulmin unë nuk kam qenë i përfshirë në këtë çështje, por vetëm iu kam dhënë idenë, ndërsa Ridvani, Lavdrimi dhe A1 i kanë siguruar njerëzit dhe paratë për të kryer sulmin”, përshkruhet në aktakuzë deklarata e Bujar Behramit.

Planet për sulme në Kishat Ortodokse

Dëshmitë e Prokurorisë flasin se pas dështimit të grupit për të sulmuar kombëtaren e Izraelit grupi kishte zbuluar caqe të reje.

Kishat ortodokse ishin vënë në shënjesëtër, ndërsa grupi ishte vënë në kërkim të eksplozivëve të rrezikshëm në tregun shqiptar ku thuhet se ishte takuar edhe me një ishepror të Ushtrisë Shqiptare.

Komunikimi me Lavdrim Muhaxherin dhe Ridvan Aqifin sipas Behramit kishte vazhduar deri në vrasjen e tyre në vitin 2017, ndërsa më pas komunikimi kishte vazhduar me personat A2 dhe A3 dhe komunikimi zhvillohej poashtu përmes rrjetit telegram.

“Ideja ime ishte që të bëhej sulm ndaj objekteve të fesë ortodokse për krishtlindjet e tyre. Fillimisht nuk kishte as mjete financiare e as njerëz për të bërë diçka. Unë në lidhje me këtë kam hulumtuar në internet se ku ndodheshin kishat e tyre dhe pastaj kam bërë hulumtime për helm të fortë e eksplozivë”, përshkruhet deklarata e Behramit në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Hulumtimet sipas Behramit ishin bërë përmes Ëkipedias dhe Google ku ishin gjetur informacione në lidhje me eksplozivët.

“Më shumë kam bërë hulumtime në Ëikipedia dhe Google ku gjetjet  në lidhje me eksplozivët TNT, C4, RDX , TATP dhe helmet si Sarin, Tabun, Somat dhe Clorin ia kam përcjellur A2 dhe A3. Në lidhje me këtë A3 ka shkuar në Shqipëri për të gjetur eksploziv dhe materie helmuese”, përshkruhet deklarata e Behramit.

A2 i cili kishte shkuar në Shqipëri, sipas Behramit kishte gjetur eksplozivë që kushtonte deri në 1 mijë euro kilogrami, ndërsa e kishte pasur më të vështirë për të gjetur helme edhe pse për këtë ishte takuar me një ushtarak të lartë në Shqipëri.

Përveç materialeve, Behrami tha se ka kërkuar nga A2 që të siguroj persona të gatshëm për vetëflijim duke vendosur jelekë vetëvrasës. Ndërsa për të gjetur personat A2 kishte shkuar në Mitrovicë, Gjilan dhe Shqipëri, ndërsa pasi kishin pasur vështirësi në gjetjen e njerëzve, kishin edhe një ide interesante.

“Në lidhje me kryerjen e sulmeve, unë dhe A2 kemi planifikuar që t’i përfshimë personat që ishin të dënuar dhe që ishin në pritje të përfundimit të vuajtjes së dënimit për terrorizëm. Plani për festën e pashkëve ka qenë i ngjashëm me atë të krishtlindjeve dhe sulmet parashiheshin të ndodhnin në Graçanicë, Mitrovicë, Pejë dhe Prizren”, përshkruhet në aktakuzën e Prokurorisë.

Si duket edhe ky plan kishte dështuar në mungesë të njerëzve dhe si rrjedhojë plani ishte shtyrë për një festë tjetër serbe.

“Ideja për shtyrjen e sulmeve për ‘Vidovdan’ ka qenë e imja e A2 dhe Abu Ahmed, ndërsa unë gjatë asaj kohe kam filluar të tërhiqem nga ideja sepse Abu Ahmed ka kërkuar nga unë që sulmi të ketë përmasa të ngjashme me trazirat e marsit 2004. Ndërsa unë kam kërkuar që sulmi të jetë me përmasa të vogla”, citohet deklarata e Behramit në aktakuzë.

Bujar Behrami me nofkën Ebu Musab El –Albani, Resim Kastrati me nofkën Pc Habibi, Gramos Shabani, Albert Ademaj, Leotrim Musliu dhe Edona Haliti janë pjesë e aktakuzës  për terrorrizëm.

Aktakuza  pretendon se Bujar Behrami dhe Resim Kastrati nga dhjetori  i vitit të kaluar e deri më 29 qershor të këtij viti kanë përgatitur sulme terroriste në Kosovë.

Madje, sipas aktakuzës, Bujar Behrami ka tentuar të krijoj grupin me emrin  ‘Ndihmëtarët e shtetit Islam në Tokën e Shqiponjave’, e që ky grup do të vepronte në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni për të përgatitur sulme terroriste.

Si lokacione të përzgjedhura për t’u sulmuar, sipas aktakuzës, ishin diskotekat “Kamboxha”, dhe “Insomnia”,  në Graçanicë si dhe Kisha Ortodokse afër kafenesë “Moskva” në pjesën veriore të Mitrovicës.

Për kryerjen e këtyre sulmeve, roli për furnizim me armë sipas aktakuzës i përkiste të akuzuarit Resim Kastrati i cili duhej të gjente armë zjarri dhe materie plasëse por edhe të gjente persona për vendosjen e jelekëve me eksploziv.

Për realizimin e këtyre planeve Prokuroria pretendon se i akuzuari Bujar Behrami ka pranuar gjithsej 9 mijë euro nga një person nga Gjermania me iniciale M.M. me qëllim të blerjes së armëve të zjarrit dhe eksplozivëve.

Për dallim nga dy të akuzuarit e parë, i akuzuari i tretë Gramoz Shabani sipas aktakuzës kishte cak Belgjikën dhe Francën ku synonte kryerjen e sulmeve terroriste në vende të frekuentuara me qytetarë. Shabani sipas aktakuzës mban edhe shtetësinë belge.

Duke vepruar sipas udhëzimeve të akuzuarit Gramoz Shabani, e akuzuara Edona Haliti sipas aktakuzës gjatë muajit maj dhe deri më 2 qershor 2018 është përfshirë në veprime inkriminuese të përgatitjes së sulmeve terroriste në Kosovë duke planifikuar të bëjë sulm vetëvrasës me materie eksplozive në automjet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë.

Dy të akuzuarit e fundit, Albert Ademaj dhe Lotrim Musliu akuzohen se nga muaji dhjetor 2017 e deri më 29 qershor 2018 edhe pse kanë pasur njohuri dhe kanë qenë të informuar se të pandehurit Bujar Behrami dhe Rasim Kastrari janë duke përgatitur sulme terroriste në Kosovë dhe duke qenë në kontakte të vazhdueshme me ta, nuk i kanë lajmëruar veprimet e tyre inkriminuese.