Rrëfimi i zbuluesit të ‘bombave’ në Maqedoninë e Veriut

Gjorgji Lazarevski, kallëzuesi maqedonas që zbuloi përgjime të jashtëligjshme në Maqedoninë e Veriut ka rrëfyer për emisionin ‘Jeta në Kosovë’ procesin e zbulimit të këtyre informatave.

Lazarevksi, i cili nga viti 1987 kishte qenë duke punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, thotë se ka vërejtur incizime të jashtëligjshme brenda Ministrisë.

“Kam incizuar në mënyrë të paligjshme disa materiale që ishin të regjistruara në burimet zyrtare të ministrisë, që tani njihen si ‘Bombat’. Unë jam njëri nga ata që në fakt kanë kontribuar për t’i siguruar këto lloj provash për publikun dhe sistemin e drejtësisë”, tha ai.

Sipas Lazarevskit viktima të përgjimeve të jashtëligjshme ishin personalitete publike nga opozita por edhe pozita.

“Le të themi figura publike, persona nga opozita, biznesmenë, dhe më e rëndësishmja, anëtarë të partisë në pushtet dhe të qeverisë. I vetmi person që ka mundur të japë urdhër ka qenë shefi i zyrës për siguri… në fakt nuk e di. Nuk mund ta them këtë… Ata kanë qenë në sistem.”, tha ai.

Që nga koha e zbulimit të skandalit, Lazarevski ka qenë i larguar nga puna dhe persekutuar e më pas shpërblyer nga shoqëria civile në cilësinë e kallxuesit/sinjalizuesit.

‘Jeta në Kosovë’ sonte zhvilloi debat lidhur me lajmet e rreme dhe solli rrëfim ekskluziv të një publikuesi të lajmeve të rreme që ka zhvilluar biznes në këtë fushë.

Përveq kësaj, në pjesën e dytë të këtij emisioni transmetohet edhe intervista me zbuluesin e ‘Bombave’ në Maqedoni: Gjorgji Lazarevski.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

www.kallxo.com