Rrëfimi i Shaip Mujës për grupin që akuzohen se plagosën Azem Vllasin

Në gjykimin e rastit “Syri i Popullit” ka dhënë dëshminë e tij ish-deputeti Shaip Muja.

Muja në cilësinë e dëshmitarit tha se për organizatën “Syri Popullit” ka dëgjuar vetëm përmes mediave dhe se asnjëherë nuk ka qenë drejtpërdrejt i kërcënuar nga kjo organizatë.

Prokurori special Sylë Hoxha pyeti Mujën se “Këto vitet e pas luftës a jeni kërcënuar nga ndokush përmes telefonit, letër kërcënuese apo në ndonjë mënyrë tjetër?”.

“Për organizatën “Syri i Popullit” kam dëgjuar vetëm përmes mediave. Asnjëherë nuk jam kërcënuar”, deklaroi Shaip Muja.

“Në programin që e ka paraparë organizata “Syri i Popullit” keni qenë në listë ju dhe vëllezërit e juaj a jeni në dijeni?”, e pyeti dëshmitarin prokurori special Sylë Hoxha.

“Unë nuk e di nuk kam qenë në listë jam njoftuar më pas nga hetuesit policor”, u përgjigj Muja.

Dëshmitarin Shaip Muja, kryetarja e trupit gjykues Naime Krasniqi-Jashanica e pyeti nëse ai ka ndonjë ide se pse emri i tij gjendet në listën e personave të planifikuat për likuidim nga organizata “Syri i Popullit”.

“Kur jeni njoftuar në hetuesi për platformën e organizatës “Syrit i Popullit”, që keni qenë në mesin e personave për likuidim. Pse kjo organizatë ka vënë emrin tuaj në këtë listë për likuidim, pse kjo organizatë të quan tradhtar”, e pyeti gjykatësja Shaip Mujën.

Për faktin se emri i tij ndodhej në mesin e emrave në listën e organizatës “Syri i Popullit”, ai tha se nuk e di dhe se për këtë ka qenë i njoftuar vetëm nga hetuesit policor.

“Së pari platformën e kësaj organizate nuk e di. Unë kam qenë i njoftuar vetëm nga hetuesit se jam në atë listë. Nuk e di se ose jam në atë listë. Unë nuk barti në vetvete përgjegjësi për ato sa kam mundur dhe sa kam ditur të kontribuojë për shtetin për të tjerat nuk e di”, tha Muaj.

I pyetur nga kryetarja e trupit gjykues nëse dëshmitari e ndjen vetën të dëmtuar pasi që emri i tij ka qenë në atë listë, ai tha se “Nuk ndjehet i dëmtuar”, pasi që tha se “asnjëherë nuk ka vërejtur asgjë që do ta bënte të dyshonte se është i rrezikuar”.

“Unë nuk e ndjej që jam i kërcënuar e kanë të qartë edhe prokuroria dhe hetuesit që e kam refuzuar çdo formë të sigurisë pasi që nuk kam vërejtur dhe nuk besoj se këta persona që gjinden në listë mund të qojnë dorë kundrejt disa njerëzve. As nuk mund ta besojnë as nuk po e besojë”, tha Muja.

 

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për rastin “Syri i Popullit” – LINK