Foto-ilustrim
Rrëfimi i kultivuesit kosovar të patates dhe lakrës (VIDEO)
07.12.2018 - 19:18
Rritet interesimi për kultivimin e patates dhe lakrës në Kosovë.
Konsumi vjetor për kokë banori me patate është rreth 40 kg në vit.
Bazuar në sipërfaqet e mbjella që sillen deri në 10 mijë hektarë, me rendimente prej 30-40 tonë për hektarë në sipërfaqet që janë nën ujitje, Kosova ka kapacitete të mëdha edhe për të eksportuar.
Fshati Barilevë në komunën e Prishtinës është shembull për kultivimin e patateve.
Besim Rexha pret që taksa prej 100% e vendosur nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve nga Serbia e Bosnja të ndikojë pozitivisht në bilancin e tij.