Besa Rugova, kompania 'Besë'

Rrëfimi i kosovares që u kthye nga Amerika për të hapur biznes në Kosovë

Shkollimi mijëra eurosh bëri që të punonte pa ndërprerë dhe të futej në borxh për studime. Mirëpo sot është sipërmarrëse

Besa Rugova rrëfeu në DebatPernime lidhur me hapjen e biznesit të saj.

Pasi u kthye në Kosovë ajo hapi një studio të modës ‘Besë’ ku ka edhe të punësuar. Sipas saj për të përfunduar shkollën në Amerikë ka punuar edhe si pastruese.

“Se mendoj që ka me i ra pishman. Mas studimeve në Neë York jam kthyer në Kosovë me hap biznesin. Shkolla ime ka kushtuar 32 mijë euro viti pa i përfshi mjetet e punës. Kam punuar 40 orë në javë, gjatë javës në muze dhe në vikende kam punuar pastruese. Ka pasë raste kur kom fjetë veq ka 3 orë”, rrëfen ajo.

Ajo thotë se në Kosovë u përball me diskriminim gjinor gjatë zhvillimit të biznesit të saj.

“Për mu si gru kom has sfida në diskriminim gjinor. Kam shku me fol me ni kontabilist, rrugën e pashë vllaun, derisa i bëjsha pyetje kontabilistit ai i përgjigjej vëllait. Ka pasur raste kur fjala ime nuk është dëgjuar shumë”, tha ajo.

Për këto tema dhe të tjera diskutuan: Arta Shehu-Zaimi, shkolla “Jcoders”, Isak Vorgucic, prodhues i birrës “Pivdjan”, Erolld Belegu, këshilltar i kryeministrit , Nenad Rashiq Qendra për Zhvillim Ekonomik Lokal, Besa Rugova, sipërmarrëse e “Besë” dhe  Mergim Cahani, kompania “Gjirafa”.

Emisionin mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: