Rrëfimi i kontrabandistit nga Zubin Potoku: Taksa rriti kontrabandën

Në edicionin e sotëm të “Drejtësia në Kosovë” u transmetua hulumtimi në të cilën shfaqen lidhjet e policisë me kontrabandën në veri të Kosovës.
Kontrabanduesi tregon për Drejtësia në Kosovë se me çka merren kryesisht, kontrabandistët.

“Në këtë rrugë drejt Mitrovicës, kontrabandistët merren kryesisht me vajguri, lopë dhe pije”, tregon kontrabandisti.

Ai tregon tutje se përse kontrabando hen lopët.

“Për arsye se çmimet janë më të lira dhe ka sasi të mëdha. Lopët sillen nga Vojvodina nëpër qytete të ndryshme e fillimisht stacionohen në Novi Pazar. Tregtarët kryesorë janë boshnjakët nga Novi Pazari. Ata transportojnë lopër në very të Kosovës. Por për ta bërë të mundur këtë, ata duhet t’i lajmërohen patrullës së policisë kufitare në krye me kapiten… Pa dijenin e tij këtu nuk mund të bëhet asgjë. Vajguri vjen nga Bosnja në Serbi për të përfunduar në Kosovë. Për arsye të pasurimit të një grupi njerëzish që merren me këtë veprimtari. Për arsye se është më e dendur dhe shpenzimet janë më të vogla e poashtu edhe më të lira. Gjithsesi, tërë kjo sasi nuk ka mundësi të shitet vetëm në very. Këtu kontrabandohen edhe pije alkoolike dhe jo- alkoolike, si birra, rakia, lëngje të ndryshme, ujë mineral, por më së tepërmi hyn Coca Cola, Fanta, Schwepps etj”, tregon kontrabandisti.

Ai tregon tutje edhe se kontabanda është rritur pas vendosjes së taksës 100% ndaj Serbisë.

“Që nga vendosja e taksës është rritur edhe kontrabanda. Ju thash më herët, produktet ushqimore si mielli, vaji dhe pijet”, tha kontrabandisti për Drejtësia në Kosovë.