Rrëfimi i ish-përdoruesit të drogës (VIDEO)

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ shfaqi intervistën ekskluzive të një të riu i cili në moshën 14 vjeçare kishte filluar ta përdorë substancën narkotike marihuanë. I riu i cili ka dashur të mbetet anonim ka rrëfyer momentet se si ka filluar ta përdorë këtë substancë naroktike.

“T’i kisha pas 14 vjet unë do të kisha qenë nxënës qysh është më së miri, nuk i kisha përdorë këto sende, sa ma larg këtyre sendeve që nuk ia vlen ata që don me mbytë vetën para vakti. I përdorin vetëm ata që ia kanë marr vetit inati e ai që ka qejf me jetu, ai i largohet kësaj sa ma herët se kurrë vonë nuk është”, tregon ai.

I riu tregon se jeta e tij me marihuanën ka shkaktuar telashe edhe për familjen e tij jo vetëm për të.

“U dashtë me e shitë ndonjë send prej shtëpisë për me i siguru paret për me ble hashashin për me pi. Merre hashashin e leje familjen keq, mërziti familjen, kqyre po m’i shet sendet, për çka, për një send që nuk ia vlen”, ka thënë ai.

Apeli i tij është shumë i madh për të gjitha ata që janë duke e përdorur këtë substancë që të largohen prej saj.

“Për të fundit herë u kisha bërë apel çdo te riut nëse doni me pa veten qysh është më së miri e ai që po e përdorë, ai është duke shkuar kah është ma e keqja. Ma mirë sa ma herët se kurrë nuk është vonë. Sa ma herët që e leni ju bëj apel, ju them si vëllezërve, si motrave, sa ma larg këtyre sendeve. Ai njeri që ju lut për me shku me pi marihuanë ose diçka sa ma larg tij, mos iu afroni hiç”, ka shtuar ai.

Deklaratën e te riut dhe emisionin e plotë të ‘Drejtësisë në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.