Rrëfimi i grave të luftëtarëve kosovarë të ISIS

Sonte në emisionin “Drejtësia në Kosovë” ndiqni rrëfimin ekskluziv të një gruaje, burri i së cilës është në Siri.

 

Gruaja e cila është nënë e një gjashtëvjeçari të cilin babai i tij nuk e ka parë asnjëherë, rrëfen se si kishte arritur të mësonte se bashkëshorti kishte shkuar për të luftuar në Siri.

Ajo gjithashtu rrëfen edhe se nuk punon asgjë ndërsa jetesën ia sigurojnë prindërit e saj, e nga QPS në Gjilan merr një social në shumë prej 87 eurove të cilat sipas saj nuk janë të mjaftueshme.

Gjithashtu sonte mund të dëgjoni edhe rrëfimet e një ligjërueseje dhe një imami nga Bashkësia Islame e Kosovës të cilët ligjërojnë në burgjet e Lipjanit dhe Dubravës.

Ligjëruesit tregojnë për gjendjen e të dënuarve për terrorizëm.

Komuna e Gjilanit dhe Komuna e Vitisë edhe pse afër me njëra tjetrën, nuk kanë plan program të njëjtë për të trajtuar të rikthyerit nga luftërat e huaja.

Gjilanit thotë se ka mjaftueshëm punëtorë në QPS për tu marrë me rastet e të rikthyerve ndërsa Vitia është në mungesë të tyre.

Ndiqni sonte dhe dy tregimet e drejtorëve të Qendrave për Punë Sociale në Viti e  Gjilan për rastet që kanë parandaluar të miturit për të iu bashkangjitur luftërave të huaja në Siri e Irak.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet sonte nga ora 22:20 në RTK dhe live në Facebook të KALLXO.com.