Foto: Drejtësia në Kosovë

Rrëfimi i Banorëve për Plasaritjet e Gypit

Në vitin 2012 kompania “Annex” e përzgjedhur nga Komuna e Rahovecit kishte vendosur gypa për ujësjellës, por të njëjtit është dashur të ndërrohen këtë dimër për shkak të cilësisë së punimeve.

Siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, një pjesë e gypave është ndërruar edhe në vitin 2015.

Projekti që pritej t`i furnizonte me ujë banorët e fshatrave Kramovik, Çifllak, Dobidol, Polluzhë, Guri i Kuq, i kishte kushtuar buxhetit të Komunës së Rahovecit hiq më pak se 412 mijë euro.

Siç tregoi hulumtimi, në dosjen e lëndës shihet se komuna në vitin 2012 e kishte pranuar projektin dhe paratë i ishin paguar kompanisë.

Mirëpo, sipas të gjeturave në terren, pesë fshatrat nuk kishin furnizim të rregullt për shkak të plasaritjeve të vazhdueshme të gypave të instaluar nga ana e Komunës së Rahovecit.

Vetëm pak ditë pasi ishte lëshuar uji në vitin 2014, filluan plasaritjet e para në gypin prej 2 kilometrave, prishjet kishin vazhduar edhe në gypin kryesor.

Të gjeturat treguan se vetëm gjatë viti 2017 gypi kryesor në gjatësi prej 900 metrave kishte pasur 40 plasaritje me një vlerë dëmi prej 45 mijë eurosh.

Prishjet  e projektit që në  pranim teknik  ishte në rregull dhe pa probleme, çuan në ndërprerjen e ujit për këto fshatra.

Banorët e zonës nuk pajtohen me shpjegimet e kryetarit Smajl Latifi se gypat u ndërruan si nevojë për t`u zgjeruar rrjeti. Ata janë dëshmitarë të avarive të shpeshta në këtë rrjet të ujësjellësit.

Sami Bajraj, banor i fshatit Çifllak, tregon se nuk kishin pasur furnizim të rregullt pasi kishte plasaritje të shpeshta të gypit.

“S`na ka bo rehat hiq, thoshin se gypin e kanë qit fallco”, tregon Bajraj.

“Kemi bërë disa herë ankesë në Komunë, sepse gypi nuk kishte qenë i cilësisë së duhur dhe në Hidrosistemin Radoniqi jemi ankuar dhe na kanë thënë se kompania që ka qit atëherë gypin ka qenë e pandërgjegjshme”, tregon Baki LImanibanori tjetër i fshatit.

Rrëfimet e banorëve për gypat e plasaritur mund t’i ndiqni në vijim.

Pas transmetimit të emisionit komuna e Rahovecit ka sqaruar opinionin me një letër Sqarimin e plotë mund ta lexoni këtu;Sqarim per Ujin e pijshem per Rahovec