Ju lus të bëhemi bashkë kundër virusit

Kohë për Vetreflektim

Sot dua të mirrem me vetreflektim edhe do të mundohem që ato shumë mendime e ndjenja t’i qes në pak rreshta.

E kemi nis një vit që ende pa nisur mirë , na ka servuar me dicka të papritshme nga popullata laike, por mjaft të paramenduar nga bota shkencore, me pandemi.

Me këtë servim, ditët po i ngrysim më shumë të mbyllur e të distancuar nga pjesa tjetër e shoqërisë e më shumë afër familjeve tona. Takimet me shoqërinë tashmë janë kthyer virtuale thuaja, dmth gjithckaje ju ka dhënë kahja virtuale.

Shumëkush po e quan gjithë këtë një torturë psiqike. Mbase edhe është ashtu, por mbase e gjithë kjo po na mëson dicka? Si ta duam edhe më shumë shëndetin tonë, familjen tonë, si të marrim përgjegjësinë vetjake, përgjegjësinë kolektive dhe si të luftojmë për të mirën e përbashkët, edhe pse kjo luftë nuk po i kërkon më armët, por besimin në mjekun e qëndrimin në shtëpi.

Mua kjo më ka sjellur sfidën që ja kam bërë qenies time, sfidën për të matur krejt atë cka mua do të duhej të më bëjë një mjeke: profesionalizmin, guximin, taktin, afërsine, butësinë e ndoshta fortësinë prej një njeriu…

Eshtë një sfidë që do të thoja po më përgatit për jetën time si mjeke në shumë aspekte që shkollimi nuk i jep, sepse praktika e bënë të veten.

Po dalim besoj më të pjekur të gjithë, jo vetëm unë, po të gjithë mjekët vullnetar që jemi në Klinikë Infektive.

Kur them më të pjekur, nuk e mendoj vetëm profesionin, po edhe pjekurinë si njerëz. Po e pjekim brenda vetes atë përgjegjësinë kolektive që duhet të kemi të gjithë për njëri tjetrin,ta duam edhe jetën e tjetrit e ta respektojmë atë, të mësohemi t’i pranojmë dallimet e tjetrit sepse kjo është e bukura dhe tu japim përparësi gjërave të bukura.

Në gjithë këtë edhe po sfidohet dashuria jonë për këtë vend, për Kosovën tonë. Sa jemi të gatshëm të japim gjithcka për mirëqenien e saj, ta nxjerrim nga kjo amulli, apo nuk jemi?

Dua ta besojë se njëmend do të vijë dicka e mirë për të gjithë pas kësaj pandemie, “sepse pas shiut, vjen dielli!”.

Shumë gjëra do të ndyshojnë, duhet të jemi të përgatitur për këtë, por duhet të jemi të përgatitur edhe të luftojmë që t’i mbajmë gjërat e mira, cdo dështim që do të vjen, të jemi të gatshëm ta rregullojmë, cdo njeriu të jemi të gatshëm të ja shtrijmë dorën…A nuk do të ishtë mësimi më i mirë ky për të gjithë?

Luftën mund ta fitojmë vetëm së bashku, mos e neglizhoni virusin, shfrytëzojeni këtë kohë për vetreflektim, për mbushje me energji, për kreativitet…Do t’u shpërblehet!

Me dashuri, J.-Mjeke e Përgjithshme, vullnetare

Tashmë kam hyrë në javën e gjashtë prej se jam vullnetare në Klinikën Infektive.

Mund të them se tashmë, të gjithë tetë mjekët e përgjithshëm vullnetar që jemi aty, jemi mishëru më gjithcka të Klinikës, është kthyer si shtëpi e dytë për ne.

Më qesharakja kur po e mendojmë se kur krejt kjo të përfundojë, si do e shkëpusim veten nga kjo rutinë tashmë?

Megjithatë,sot dua ta shfrytëzojë që me këtë shkrim t’i urojë infermierët tanë. Sot është dita ndërkombëtare e tyre, 12 maji. Ndoshta duket qesharake që t’i kujtojmë vetëm në ditën e tyre, t’i nderojmë vetëm në ditën e tyre sepse i kemi cdo ditë me ne, janë cdo ditë pranë pacientëve, nevojave të tyre.

Dua t’i falënderojë për të gjithë punën që po e bëjnë, pa përtesë, me përkushtimin më të madh, dua t’i falënderojë për shpirtin e tyre luftarak, krahas mjekëve.

Ju faleminderit!

Dhe sa për një update tani nga IKSHPK: 24 raste të reja me covid dhe katërmbëdhjetë të shëruar.

Popull i dashur, na ndihmoni ta përmbysim lakoren që të mbizotërojnë të shëruarit më shumë se ata të infektuarit, ju jeni fronti i parë, merreni gjithsecili përgjegjësine dhe bëjeni luftën bashkë me ne. Degjojini fjalët e infektologëve tanë, Prof. Lul Raka, Prof. N. Ramadani, sepse, sic do të thoshte Profesori N.R: “Ekziston një e drejtë universale më e madhe dhe më me vlerë se ndalesa e përkohshme e lëvizjes- e drejta për jetë!”

Me dashuri, J.-Mjeke e Përgjitshshme, vullnetare

Mbrëmë në ora 21:37 na u dha lajmi, të cilit i isha frikësuar më së shumti: 14 raste të reja me COVID-19.

Ky lajm nuk është lajm i mirë: Me gjasë do të kthehemi në pikën zero.

Krejt kjo: E shpallëm, proklamuam fitoren para kohe.

Prej diku 10 rasteve sa mbetën në Klinikën Infektive, me gjasë do të dyfishohet numri e ndoshta edhe të trefishohet, të paktën derisa hala nuk e marrim seriozisht krejt këtë pandemi.

Ne, përnjëmend, hala nuk po e marrim seriozisht.

D.m.th. më shumë na ka kapur halli t’u bëjmë reklamë njerëzve VIP, në përditshmërinë e tyre, të merremi me çështjen a duhet të kemi dasma a jo sesa t’ia bëjmë me dije popullit tonë se sa serioze është puna, se sa shumë varet gjithçka prej secilit prej nesh.

Dua ta bëj, prapë, një krahasim me Tajvanin: Tre parametra kryesorë e kanë ndihmuar Tajvanin ta menaxhojë në mënyrë perfekte krejt këtë pandemi:

  • Përgjegjësia vetanake
  • Përgjegjësia kolektive
  • Korrektësia në komunikim, komunikimi në mes të insititucioneve dhe popullit.

Ne, po më duket, ia kemi huqur në të tria.

Rri n’Shpi! Hala nuk e kemi kry! Ki durim!

Me dashuri, J.- Mjeke e përgjithshmë, vullnetare.


Sot i dhashë vetes leje të bëj një ecejake në qytet, normalisht me maskë e doreza.

U ndjeva në faj për vetë faktin që populli jonë përnjëmend kishte nisur të çlirohet.

E fitova përshtypjen që veç edhe kafenetë kanë mbetur pa u hapur.

Turma njerëzish, pa kurrfarë mase mbrojtëse që kishin dalë ta shijonin ditën me diell e mos të flasim për vetura;

Ajo Prishtina e para-pandemisë që gumëzhin, edhe pse e kam përshtypjen që asnjëherë të vetme nuk jemi “qetësuar” kushtimisht.

Tek u ktheva e pashë edhe mjeken që e kam pasur mentore në stazh në Mjekësi Familjare. Mjekët familjarë po punojnë nga 12 orë edhe ata, por sa po ua lehtësojmë punën ne, popullata?

Kah po shkojmë? A e kuptojmë rëndësinë e të qëndruarit brenda që të mund të çlirohemi? A po e kuptojmë që jemi përnjëmend në luftë e që varet krejt prej nesh kur do ta fitojmë këtë farë lufte?
Unë e kuptoj që qendrimi brenda është kthyer në njëfarë ngarkese psikike, depresioni… Kam njerëz me të cilët flas çdo ditë e që po e vuajnë këtë farë izolimi e ma bëjnë pyetjen: Kur kryhet? Krejt varet prej nesh, krejt…

Mos u çlironi, hala ka punë!
Me dashuri, J.- Mjeke e përgjithshme, vullnetare.

 

 

Kosovës ka filluar t’i ulet kurba. Më 5 maj patëm vetëm një rast të konfirmar me COVID-19. Isha prapë kujdestare në Klinikë 24 orë me vetëdëshirë. Çfarë lajmi, çfarë gëzimi, çdo pacient i shëruar është një shpresë për ne, çdo vdekje është një shtysë për luftë më të madhe.

E tash, dita-ditës, me rritjen e numrit të të shëruarve, shpresat që kemi me ia dal mbanë më shpejt po rriten. Po na duhet hala ndihma e popullit tonë.

Për momentin në kKlinikë janë të shtruar 16 pacientë. Prapë është vetëm një rast COVID-19.

Klinika Infektive ka filluar t’i bëj përgatitjet tash për të tjera epidemi që janë karakteristike për vendin tonë. Duhet të jemi në gatishmëri për të gjitha, për gjithçka edhe besoj se jemi të gatshëm të konfrontohemi me çdo sfidë.

Ani pse nuk jemi me sistem të përsosur, jemi me shpirt luftëtar, mjekët tanë janë me shpirt luftëtar, ata janë njëmend heronjtë tanë.

Po nisim të marrim frymë më lirshëm, më të gatshëm se kurrë, më të vendosur se kurrë.

Me dashuri, J.- Mjeke e përgjithshme, vullnetare

Po e nisim një javë me shumë shpresë, po arrijmë të marrim më shumë frymë. Kemi më pak raste. Në Klinikë ditët e netët janë më të qeta, përveç rasteve të hemodializës që janë tash në Klinikë Infektive që kërkojnë shumë kujdes.

E veshur me mjetet mbrojtëse sot vizitova pacientët. Gjendja e tyre është e mirë. Në reparte e kemi edhe një fëmijë të vogël, është djalë trim dhe po shpresojmë ta lirojmë shpejt.

Ka pasur vetëm temperaturë ndërsa sot është stabilizuar, nuk ka ankesa të tjera.

Me gjasë teoritë që më së lehti e kalojnë fëmijët – vlejnë sepse është rasti i dytë, të paktën që nga dita kur jam inkuadruar në vizita te pacientët, që fëmijët po e kalojnë lehtë.

Po flitet se me gjasë ka rënë virulenca e virusit. Çdo virus e ka “sahatin” e vet, dikur i bie aftësia që të infektojë. Po e përmendi edhe një teori që e kishte dhënë një

Shkencëtar izraelit, i cili pretendon se çdo virus e ka 70 ditëshin e tij. Ne jemi duke shkuar drejt 70-ditëshit. Rastet po janë të pakta. A është kjo shenjë se me të vërtetë po bie virulenca?

Mbetet të shihet.

Për terapi, tash ka nisur diskutimi donacion nga Japonia edhe për Favipiravir, antiviralin që po thonë që po tregohet i suksesshëm në kombinim më hydrochloroquine.Ilaqi nuk mund të sigurohej më herët për shkak të barrierave ndërkombëtare.

Kur është kërkuar më herët, në atë vrullin, nuk ka mundur të sigurohet. Tashmë, d.m.th., në njëfarë forme e mbizotëruam virusin me formulën hydrochloroquine + azithromycine. Jemi vonë tashmë, ose qysh e themi me  slang: “Vonë jua ka rrok rradakja”.

E prej krejt kësaj, pa marrë parasysh që mundemi t’i duartrokasim shtetit për menaxhim të situatës, a kemi qenë krejt perfekt?

Si qytetare e thjeshtë kisha thënë: Jo.

Jemi vonuar dhe s’kemi guxuar t’i marrim vendimet maë të rrepta me fillim, t’i mbyllnim kufijtë, të bënim kontrolle më të mëdha në kufi.

Pandemia ndoshta do të na japë pushim nja 2 muaj, ndoshta edhe më shumë, ndoshta do të zgjatë me vite të tërë deri kur ta krijojmë imunitetin kolektiv, por ne nuk

guxojmë të relaksohemi me idenë se e kemi super-menaxhuar, duhet t’i lypim gabimet tona, ku kemi gabuar, t’i evitojmë ato e sidomos mos të lejojmë më të ndodhin vetëvrasje e të shkatërrohet një jetë familjeje.

Nuk guxojmë, thjesht nuk guxojmë! T’i pranojmë gabimet tona, të bëhemi më të mirë…

Me dashuri, J.- Mjeke e përgjithsme, vullnetare

Sonte po e marrim lajmin se Prishtina po del prej karantinës, me kufizimet e lëvizjes së fazës së parë. Po, a ka rrezik tash e tutje?

 

Rreziku është në lidhshmëri me kujdesin apo moskujdesin tonë, pra me një fjalë, nuk guxojmë të lëshohemi krejt, duhet të mësohemi të bëhemi më “të ftoftë” si nordikët, si gjermanët ose duhet, thjesht, të bëhemi si Tajvani, të dimë të marrim përgjegjësinë.

Rasti i Tajvanit se qysh e ka “flattern the curve”, shumë pak po përmendet nëpër media ose po merret si shembull edhe pse unë vet, në kuvendimet e mia, e marr goxha shembull. E ka përmend Japonia në dokumentarin e vet, edhe po duatrokitet ndoshta jo me ato aplaudimet mediatike.

Ku ka qenë sekreti i Tajvanit? Do të thosha pikërisht me masat që janë ndërmarrë menjëherë me të dëgjuar që rastet e para janë paraqitur në vendet afër, kontrolli i madh dhe vetëdijesimi i shoqërisë, për më tepër komunikimi i duhur me qeverinë dhe popullatën. D.m.th. gjithsecili e ka marrë përgjegjësinë e vet, rolin e vet.

Këtej e kam përshtypjen që pikërisht sensi i të marrit përgjegjësi po na mungon. Nuk e di a na ka munguar ky mësim si shoqëri, apo vetëm na është servuar pak, pa na e treguar thelbin.

Po, duhet të mësojmë të marrim përgjegjësinë pa u frikësuar prej saj si shoqëri, edhe në këtë luftë me pandeminë, duhet të dimë të jemi alert, të përgjegjshëm, të arsyshëm dhe “të ftohtë”.

Dashurinë për njëri-tjetrin e për krejt shtetin e tregojmë duke u treguar “të ftohtë”.

Eh, të këtilla kanë ardhur ditët…

Me dashuri, J.- Mjeke e përgjithshme, vullnetare

Kanë kaluar 49 minuta prej kur kemi hyrë në muajin maj, në muajin e dashur pranveror, atë urën lidhëse drejt verës.

Ky muaj maj i zymtë dhe me shumë restriksione më gjeti në kujdestari këtu në Klinikën Infektive.

U gëzuam që në natën e tretë me radhë rastet e konfirmuara me COVID-19 janë pak

Ndoshta njëmend jemi duke e përmbysur lakoren.

Për ne si profesionistë kemi shumë pyetje çka nëse një pjesë e popullatës janë shëruar në shtëpi në vetizolim? Çka nëse kemi asimptomatikë? Çka nëse ashtu e çka nëse kështu?

Pyetjet na sjellin në një situatë që as lajmeve të mira nuk është që po u besojmë.

Jemi kthyer goxha skeptikë për nga mendimet, ashtu qysh jemi kthyer edhe si maniakë të higjienës me alkool e dezinfektues kudo.

Sa do të na ndërrojë jeta, o njerëz. Sa shumë do të na ndërrojë gjithçka.

Këtyre  numrave njëshifror e goxha shpresëdhënës duhet t’u japim skepticizmin tonë e mos t’ia lejojmë vetes të devijojmë në rrugën e vetëkujdesit.

Hala nuk kemi dalë fitues, duhet hala durim! Kini durim!

Me dashuri J.- Mjeke e përgjithshme, vullnetare