ARKIV - Imet Rrahmani Foto: Gazeta JNK

Rrahmani: Kemi Deklaruar se nuk Jemi as Afër për Implementimin e Ligjit

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se në kohën kur e ka marrë postin ka deklaruar se institucionet nuk janë as afër implementimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, sepse Agjencia e Financimit të Shëndetësisë (AFSh) nuk ka qenë as afër.

Në interpelancën e kryeministrit Mustafa në lidhje me përgjegjësinë mbi Ligjin për Sigurimet Shëndetësore, ministri Rrahmani theksoi se gjatë kësaj periudhe është punuar për plotësimin e disa prej parakushteve.

Ai tha se është duke u përgatitur udhëzimi për lirimin e pagesës, se janë duke u krijuar pakoja bazike bashkë me çmimoren, të cilat siëpas tij do të ndryshojnë sipas mundësive dhe nevojave.

Ministri theksoi më tej se kanë paralajmëruar se do të fillojnë me mbledhjen e premiumeve por janë marrë parasysh vërejtjet.

Për çmimoret tha se nuk janë të domosdoshme që në fillim.