Rrahje për pronë në Pejë, arrestohet një i dyshuar

Një rrahje ka ndodhur dje për shkak të një kontesti pronësor të një restoranti i cili ndodhet në Pejë.

Sipas njoftimit nga ana e policisë, në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar i cili pas mosmarrëveshjes e ka sulmuar fizikisht viktimën si dhe i ka dëmtuar një aparat të kafes, disa pjata dhe tavolina.

Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti nga ana e policisë po trajtohet si lëndim i lehtë trupor dhe dëmtim i pasurisë.