Pika kufitare e Vërmicës

Rrahje për linja të autobusëve në kufirin Kosovë- Shqipëri

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth linjave të autobusëve, i kanë sulmuar fizikisht dy persona, po ashtu shtetas shqiptarë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri në Vërmicë.

Sipas PK-së, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.

16 Qershor 2019 - 13:50

Emirjeta Vllahiu 16/06/2019 - 13:50
NDËRVEPRIMI0

KRYESORE

Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend