Sulm/ Ilustrim

Rrahje për borxh në Gjakovë

Në fshatin Meqë të Gjakovës, dy persona janë përfshirë në rrahje për shkak të një borxhi.

Sipas Policisë së Kosovës, dje rreth orës 16, është arrestuar një i dyshuar, pasi që pas një mosmarrëveshje për një borxh të mëhershëm ka sulmuar fizikisht personin tjetër.

Viktimës i janë shkaktuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.