Zubin- Potoku | Foto: PI

Rrahje në Zubin Potok

Një rrahje mes katër personave të nacionalitetit serb ka ndodhur në fshatin Dren të Zubin Potokut.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti katër persona/serbë. Si pasojë e rrahjes lëndime trupore kanë pësuar dy të dyshuar dhe ankuesi, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin policor.

Në lidhje me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente për procedura të mëtejme.