Ilustrim

Rrahje në Vushtrri: Tre të lënduar, asnjë i arrestuar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pas një përleshje fizike të cilën e kanë pasur me disa persona të tjerë.

Policia ka sqaruar se dy natë më parë, janë përfshirë në një rrahje në Vushtrri disa persona, numri i të cilëve nuk është i dhënë si informacion.

Tre nga ta kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Personat e involvuar në rast sipas policisë janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

ETIKETA

13 Maj 2019 - 13:07

Adelina Ahmeti 13/05/2019 - 13:07
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend