Rrahje në Prishtinë, vdes një person

Një person ka ndërruar jetë pas lëndimeve të rënda që ka pësuar pas një rrahje tek nënkalimi i rrugës “Bill Kllinton”.

Rastin për media e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka thënë se ende është duke mbledhur të dhëna rreth rastit.

“Në ora 17:51, policia ka pranuar një informatë për një rrahje tek nënkalimi i rrugës “Bill Kllinton” saktësisht tek shkallët. Një person është dërguar në emergjencë, i njëjti kishte pësuar lëndime të rënda tek shkallët e nënkalimit dhe si pasojë ka ndërruar jetë, këto janë të dhënat fillestare, policia po mbledh të dhëna rreth rastit”, ka thënë Policia e Kosovës./21Media